‘’ Festivalit Kulturor Izrael-Shqipëri”, një dialog mes popujve që mund të promovojmë shumë së bashku!

Written by on 15/09/2021

Është zhvilluar nata e dytë e “Festivalit Kulturor Izrael-Shqipëri”, në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino vlerësoi aktin humanist të shtetit shqiptar në mbrojtjen dhe strehimin e familjeve hebreje, duke i cilësuar këto si pjesë të qenësishme të kulturës e kodit të mikpritjes dhe traditës shqiptare.

Sipas saj, festivali mundëson dialogun mes popujve të Shqipërisë dhe Izraelit, mes kulturave dhe asaj që dy vendet mund të promovojnë së bashku në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist