Spanja kërkon përgjegjësi nga pushuesit. “Ndryshe rrezikojmë sezonin turistik”!

Written by on 07/07/2021

Sipërmarrësit e turizmit në Ishujt Balearik të Spanjës kanë bërë thirrje për përgjegjësi nga pushuesit dhe banorët. Kjo për shkak të frikës se ishujt mund të hiqen nga lista e gjelbër e udhëtimeve të qeverisë Britanike pas një rritje të mprehtë të rasteve të koronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë Spanjolle, në 14 ditët e fundit janë shënuar 185 raste për 100.000 banorë dhe sipas tyre situata është nën monitorim.

Sipërmarrësit në fushën e turizmit bëjnë thirrje për përgjegjësi, për të mos rrezikuar sezonin turistik në Spanjë, qëndrueshmërinë e të gjitha kompanive dhe vendet e punës./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist