Soreca reagon ndaj dozave të reja të vaksinimit/ BE do vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në përballjen me Covid-19!

Written by on 24/08/2021

Në lidhje me mbërritjen e vaksinave të reja në vendin tonë,ka reaguar dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se BE do të vazhdojë të mbështesë planin e vaksinimit në vendin tonë, ndërsa apelon qytetarët që të bëjnë vaksinën.

‘’Shqipëria mori ngarkesën e fundit të vaksinave të financuara nga Bashkimi Europian, doza të BioNTech/Pfizer të dhuruara nga Austria dhe të shpërndara çdo javë për të arritur planin e vaksinimit në vend. 150 mijë vaksina për qytetarët shqiptarë. BE do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në përballjen me Covid-19. Ju lutem vaksinohuni! Vaksinimi krijon imunitet në mënyrë më efektive sesa infektimi dhe sëmundja.’’- ka shkruar Soreca.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist