Pandemia bëhet ‘’trend’’/ I riu italian që bën tatuazh kodin e pasaportës së gjelbër!

Written by on 24/08/2021

Periudha e pandemisë duket se do të mbahet mend gjatë pasi ka lënë gjurmë në jetën e shumë individëve. Një ndër ta është dhe një student Italian, I cili vendosi ta ketë këtë periudhë përjetësisht të gdhendur në trupin e tij.

Andrea Colonnetta, ka kopjuar QR kodin e pasaportës së gjelbër dhe e vendosi si tatuazh në krahun e tij, duke na treguar se kodi funksionon vërtet. Kështu, atij nuk i duhet të nxjerrë dokumentin që vërteton se është vaksinuar ndaj Covid 19, por thjesht të “skanojë krahun”, për të hyrë në bare e restorante.“Ideja buron nga qëllimi për të memorizuar periudhën në të cilën po jetojmë, në një mënyrë unike“, shpjegon i riu që duket se ka krijuar trendin më të ri të tatuazheve.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist