Sonila Misho, stomatologia që ka pasion këngën
Written by rt on 28/01/2021
E ftuar sot në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” ishte Sonila Misho, vajza nga Përmeti që jeton dhe punon në Shtutgart të Gjermanisë për më shumë se tre dekada. Sonila ka lindur në Tiranë, por origjinën e prindërve e ka nga Përmeti, gjë që nuk humbet rast pa e treguar. Ajo ka studiuar për Asistente Dentiste dhe prej 15 vitesh e ushtron si profesion në një klinikë dentare. Hobi i saj që në fëmijëri vazhdon të jetë muzika, e sa herë që gjen kohë të lirë, Sonilën e gjejmë në studio muzikore duke hedhur zërin për projektet e reja artistike që merret. E reja është entuziaste për artin që bën dhe po përpiqet sa të mundet që të promovohet në botën e muzikës dhe spektaklit gjerman.