Shkollat të mbyllura deri në 8 mars!

Written by on 28/01/2021

Britania e Madhe nuk do të hapë shkollat të paktën deri më 8 mars. Sipas kryeministrit Johnson ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të ditur saktësisht sesa shpejt do të jetë e sigurt për të rihapur shoqërinë dhe ekonominë e vendit. Gjithsesi në një konferencë shtypi në Downing Street Johnson theksoi se 8 marsi do të ishte data më e hershme në të cilën qeveria “me përgjegjësi” mund të lejojë fëmijët të kthehen në klasa.


Current track

Title

Artist