Norvegjia me rregulla të ashpra, mbyll përfundimisht kufijtë për jorezidentët!

Written by on 28/01/2021

Për të shmangur përhapjen e mëtejshme të variantit të ri të koronavirusit, Norvegjia bëhet vendi i fundit i cili ka vendosur të mbyllë kufijtë për të gjithë jorezidentët. Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për shtyp kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg ku deklaroi se ky vendim pritet të zgjasë të paktën deri më 12 mars. “Praktikisht, kufiri do të mbyllet për të gjithë ata që nuk banojnë në Norvegji”,u shpreh ajo.


Current track

Title

Artist