Lumbardh Rexhepi, arkitekti shqiptar që ushtron profesionin në Shtutgart

Written by on 28/01/2021

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Boeing 104.6”  ishte dhe Lumbardh Rexhepi, shqiptari që jeton dhe punon në Shtutgart, duke ushtruar profesionin e arkitektit. Ai është një 25 vjeçar që ka studiuar bachelor për arkitekturë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Masterin në Universitetin Politeknik të Milanos dhe atë të Shtutgartit. Në Kosovë, Lumbardhi ishte student i dalluar, gjë që e ndihmoi të fitonte një bursë për në Itali. Prej dy vitesh ai jeton dhe punon në Gjermani, në një nga zyrat më të mëdha të arkitektëve të shtetit. Aktualisht ai është i përfshirë në disa konkurse ndërkombëtare, ku shpalos punët e tij.


Current track

Title

Artist