Situata e zjarreve në vend/ Vatrat e zjarrit janë nën kontroll!

Written by on 18/08/2021

Zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë vijon që të jetë aktiv në pjesën veriore dhe në pjesën lindore në Fushë Kumulli. Në terren, përveç forcave të ushtrisë është angazhuar edhe Helikopteri holandez. Është e pamundur ndërhyrja nga toka, thotë Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e mbrëmjes, ndërsa flakët përshkojnë një sipërfaqe rreth 350 ha pyjore. Zjarre ka edhe midis fshatrave Lodërtune dhe Mazrek në Shkodër.

Flakët përfshinë edhe fshatin Drisht një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Mbi 30 forca po punojnë për shuarjen e zjarrit. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke bërë të mundur largimin e zjarrit nga banesat.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist