Shtyhet data për hapjen e portit të Korfuzit

Written by on 07/07/2021

Është shtyrë për në datën 10 korrik hyrja e pasagjerëve në Shqipëri përmes portit të Korfuzit. Për momentin lejohet vetëm kalimi nga Saranda në Korfuz i pasagjerëve dhe jo kthimi i tyre drejt vendit tonë.

Aktualisht shqiptarët që janë në Korfuz me pushime mund të vijnë në Shqipëri nëpërmjet portit të Igumenicës dhe pastaj nga vendkalimi kufitar i Qafë-Botës./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist