Shtetasit nga Kosova po mbajnë peshën kryesore të turizmit në vend!

Written by on 24/07/2021

Sipas të dhënave nga INSTAT shtetasit nga Kosova po mbajnë peshën kryesore të turizmit në vend, duke përbërë 55% të hyrjeve totale në qershor të këtij viti, nga 34% në të njëjtën periudhë të 2019-s. Maqedonia e Veriut pa një rritje të lehtë prej 1% në krahasim me 2019-n, duke zënë vendin e dytë.

Hyrjet e shtetasve të tjera vijuan me rënie të fortë, sidomos nga Greqia dhe nga Gjermania. Në qershor gati 20 mijë shtetas polakë hynë në Shqipëri, por shifra mbetet ende 23% më e ulët se në 2019-ën./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist