Klosi: Qeveria po ndërmerr të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit veror

Written by on 24/07/2021

Në pikun e sezonit turistik Ministri i Turizmit Z.Blendi Klodi ka mbledhur task forcën e Turizmit dhe Komitetin e Menaxhimit të sezonit turistik. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e deritanishme, zbatimin e rregullave të protokollit shëndetësor dhe sigurimin e shërbimit shëndetësor në zonat turistike.

Po ashtu, në fokus, sipas ministrit ishte edhe sigurimi i qetësisë publike nga ana e forcave të rendit nëpërmjet kontrolleve të tyre të vazhdueshme në plazhe dhe përgjigjeve në kohë në raste emergjencash. Klosi siguroi se qeveria po ndërmerr të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit veror./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist