Shtegu më i gjatë i biçikletave për fillestarët sapo është hapur!

Written by on 01/12/2020

BikePark Wales është destinacioni më i ri në Uells të Britanisë për të gjithë çiklistët fillestarë. “Me gjatësi 5 km, shtegu Kermit ofron një infrastrukturë të mrekullueshme të biçikletës në mal, shprehet Martin Astley, themelues dhe drejtor i BikePark Wales. Sipas tij, kjo rrugë e re është një mënyrë unike për fillestarët dhe familjet, për të shijuar këtë sport argëtues në një mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar. Shtegu i Kermit ishte planifikuar të hapet në pranverë, por u vonua me disa muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Current track

Title

Artist