Nëse je vaksinuar apo jo, këtë do e tregojë pasaporta e së ardhmes në aeroporte!

Written by on 01/12/2020

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror është në përfundim të një pasaporte dixhitale për COVID-19. Kjo pasaportë e së ardhmes do të përfshijë disa informacione, veçanërisht nëse pasagjeri është vaksinuar apo jo. Kjo e fundit duhet të jetë e verifikueshme nga laboratorët, linjat ajrore dhe agjensitë qeveritare. Pasaporta COVID-19 do të garantojë udhëtarët që të udhëtojnë të sigurtë për në destinacionin e tyre pa kufizime të tilla si karantina. ” Ne do ta nxjerrim këtë në treg në muajt e ardhshëm për të përmbushur nevojat e korridoreve të udhëtimit dhe të strukturave të shëndetit publik, që po fillojnë punën”, u shpreh Alexandre de Juniac.


Current track

Title

Artist