Shqiptarët, të parët në rajon që duan të emigrojnë!

Written by on 02/07/2021

Sipas Anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Barometrin e Ballkanit 2021,  46% e të anketuarve në Shqipëri po konsiderojnë të largohen nga vendi. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon. Pas shqipëtarëve, malazezët shfaqën dëshirën më të lartë për të emigruar me 45% të të anketuarve, Boshnjakët me 39%, Kosova me 32%, Serbia me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 27%, përqindja më e ulët e dëshirës për emigrim në raport me vendet e tjera.

Nga totali i të anketuarve nga Shqipëria që dëshirojnë të emigrojnë, 68% synojnë vende të Bashkimit Europian dhe 25% Shtetet e Bashkuara të Amerikës./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist