Shqiperia pjese e nje qendre te perbashket rajonale te turizmit

Written by on 27/08/2018

 

Krijimi i nje qendre te perbashket rajonale te operatoreve turistike dhe te sherbimeve do te nxise zhvillimin e turizmit ne rajon do te jete nje nder projektet me te aferta te bashkepunimit midis Shqiperise dhe vendeve fqinje te rajonit. Kete e beri te ditur sot kryeministri i vendit pas takimit informal te kryeministrave te rajonit, ne Durres. Turizmi  kete vit ne Shqiperi, Mal te Zi dhe gjithe rajonin, ka pasur shifra me te mira, por ekziston mundesia per te bere me shume. Duke u ndalur te iniciativat rajonale, kreyministri tha se eshte ne proces programi i konektivitetit, i ndertimit te akseve qe do te lidhin me mire rajonin, duke filluar nga “autostrada e kalter”. Po ashtu, ne takim u permend edhe bashkepunimin ne fushen e bujqesise dhe rritjen e metejshme te shkembimeve ne kete aspekt.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist