Berati ka qene nje nga qendrat me te vizitueshme kete sezon veror nga turiste te natyres dhe ata te turizmit kulturor. Nga te dhenat e Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare ne Berat, vetem gjate muajit gusht eshte vizituar nga 15 mije turiste. Vec vizitoreve vendas kete vit ne numer te larte kane qene edhe turistet e huaj nga vendet skandinave por se fundmi edhe nga Polonia e Cekia. Vec qytetit ne brendesi, kanionet e Osumit kane terhequr me shume turistet.