Shqiperia ne vend te 50 per aksesin pa viza ne udhetime!

Written by on 03/05/2018

Shqipëria qëndron e 50-a në botë, sipas studimit më të fundit të Indeksit të Pasaportave, sa i përket aksesit të lirë, pa viza, për të udhëtuar për turizëm apo edhe për biznes. Një aspekt të veçantë që ky indeks trajton është shtetësia sipas investimit, sipas të cilit Shqipëria nuk bën pjesë në këtë grup. Në mesin e shteteve që ofrojnë shtetësi sipas investimit, janë sipas renditjes, Singapori, Spanja, Portugalia, Britania e Madhe, SHBA, Irlanda, Kanadaja, Greqia, Australia, Hungaria, Letonia, Bullgaria dhe Hong Kongu. Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet e fundit në rajon, ku kryeson Serbia me 18 vende më shumë ku udhëtohet lirisht.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist