Shqipëria bojkoton ceremoninë e çmimit “Nobel” në letërsi , ja cilat janë vendet që i janë bashkuar nismës!

Written by on 10/12/2019

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ka bërë të ditur se do të bojkotojë ceremoninë e çmimit “Nobel” në letërsi që do të mbahet sot në Stokholm. Shkak është bërë dhënia e këtij çmimi shkrimtarit Peter Hanke. “Kemi udhëzuar ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë” ka shkruar Cakaj në Twitter. Më parë Kosova ka deklaruar bojkotimin e ceremonisë, nismë së cilës i janë bashkuar dhe vende të tjera si Kroacia dhe Turqia. Qeveria turke i ka bërë thirrje Akademisë Suedeze të ndryshojë vendimin ndaj shkrimtarit Handke. Shkrimtarit gjatë ceremonisë zyrtare do t’i jepet çmimi prej më shumë se 900 mijë dollarë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist