Shpallet kompania fituese për aeroportin e Vlorës

Written by on 05/03/2021

“U vonuam, por do t’i japim Vlorës një aeroport dinjitoz”, kështu u shpreh ministrja Balluku në fjalën e saj, teksa prezantoi kompaninë fituese për aeroportin e Vlorës. Kompania që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës është “Mabetex Construction” e biznesmenit dhe politikanit në Kosovë, Behgjet Pacollli.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama nga Vlora, i cili tha se Pacolli i kishte kërkuar prej kohësh që të investonte në Shqipëri, për të lënë gjurmët e tij.

Rama: Aeroporti i Vlores hapet brenda 2020, do te konkurroje Rinasin -  YouTube

Me këtë aeroport do të hapet një tjetër kanal zhvillimi shumë i rëndësishëm”, u shpreh Rama.

Investimi pritet të kapë vlerën e mbi 103 milionë eurove./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist