Shkëlqen edhe pas sezonit/ Pothuajse 2 milion turistë vizitojnë Kroacinë në shtator

Written by on 04/10/2021

Vetëm në shtator të këtij viti Kroacia mirëpriti 1.9 milionë turistë,  që do të thotë 245% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Krahasuar me rezultatet në vitin 2019, ky ishte një vit rekord për turizmin në historinë e Kroacisë. Shumica e qëndrimeve turistike ishin në Istria me 3.8 milionë turistë dhe në Split-Dalmaci me 2.3 milionë turistë.

Rezulton se gjatë shtatorit shumica e turistëve erdhën nga Gjermania, Austria, Polonia, Sllovenia, Republika Çeke dhe Mbretëria e Bashkuar./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist