Nga sot mësimi parauniversitar i rikthehet normalitetit/ Pa turne dhe me orë të plota!

Written by on 04/10/2021

Nga sot nxënësit e arsimit parauniversitar do të zhvillojnë mësim pa turne dhe me orë të plota, 45 minuta. Ky vendim u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe u bë publik nga ministrja Evis Kushi tre ditë më parë. Pavarësisht kthimit me kohëzgjatje normale në banka, masat antikovid duhet të zbatohen normalisht. Ministrja Kushi ka bërë me dije gjithashtu se deri më tani janë vaksinuar mbi 88% të mësuesve, ndërkohë që procesi po vijon.

Për të gjithë ata mësues që do të refuzojnë vaksinimin, alternativa tjetër është që të paraqesin një test COVID çdo javë, për të vërtetuar se nuk janë infektuar./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist