Shira të fuqishëm dhe përmbytje në New York, qyteti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Written by on 03/09/2021

Qyteti i Nju Jorkut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pasi u godit nga reshje rekord të shiut. Videot që janë bërë virale në mediat online treguan sasi të mëdha uji që derdheshin në stacionet e metrosë dhe në shtëpitë e njerëzve. Pjesa më e madhe e metrosë së qytetit u mbyll, ndërsa shumë shërbime trenash dhe fluturime jashtë Nju Jorkut dhe Nju Xhersit u pezulluan.

Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti po përjeton një ngjarje historike të motit, me “përmbytje brutale”./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist