Së shpejti nisin fluturimet direkte Tiranë-Rodos
Written by Radio Travel on 21/07/2021
Një tjetër destinacion shtohet në listën e fluturimeve direkte nga Tirana. Konkretisht nga data 29 korrik do të fillojnë fluturimet nga Tirana në Rodos, një nga ishujt më të njohur të Greqisë, veçanërisht për plazhet e tij.
Fluturimet do të mundësohen nëpërmjet kompanisë ajrore “Aegean Airlines”, dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte./radiotravel.al