Samiti Adriatiko – Jonian, turizmi ne fokus te stratetegjise se vendeve te rajonit!

Written by on 18/06/2018

Shqiperia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Italia, Sllovenia, Greqia dhe se shpejti Maqedonia kane thelluar bashkepunimin ne kuader te Strategjise Adriatiko-Joniane, ne nje samit te fundit te zhvilluar ne Katania te Italise. 8 vendet e Rajonit Adriatiko-Jonian krijuan nje nisem me synim fuqizimin e bashkepunimit rajonal dhe promovimin e stabilitetit ekonomik dhe politik. Strategjia Adriatiko-Joniane bazohet ne kater shtylla: rritja blu, nderlidhja, cilesia mjedisore dhe turizmi. Gjate samitit u diskutuan mekanizmat e financimit per rritjen e Kalter, lidhjen e Rajonit, Cilesine e Mjedisit dhe Turizmin  e Qendrueshem. Tete shtetet kane rene dakord te fokusohen ne 4 projekte, zvogelimin e ndotjes ne det, si te mbrohen burimet biologjike te marines, si te sigurohet habitati dhe koordinimi i te gjithe aktiviteteve ne marine.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist