Sezoni turistik, Policia Kufitare bllokon 17 mjete lundruese!

Written by on 18/06/2018

Ndersa ka nisur sezoni turistik, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet per sigurine ne plazhe. Keshtu, nga kontrollet e fundit ne muajin qershor, Policia Kufitare ka bllokuar e ndeshkuar me gjoba 17 mjete lundruese. Sherbimet e Policise Kufitare, Policise Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Pergjithshme kane nisur sherbimin ne te gjithe vijen bregdetare per parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe per t’iu ardhur ne ndihme pushuesve ne rast nevoje. Kontrollet jane te alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese te Delta Force dhe Policise Kufitare kontrollojne mjetet lundruese si dhe motoret e ujit per dokumentacionin perkates qe duhet te kene per te dale ne det. Nderkohe pergjate vijes bregdetare nga toka, punonjes policie me biçikleta patrullojne ne zonat ku pushuesit kane filluar plazhin.


Current track

Title

Artist

Background