Rusi-Egjipt, plane ambicioze për të rritur dhe forcuar turizmin!

Written by on 15/11/2021

Rusia dhe Egjipti po diskutojnë mënyrat për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe arkeologjisë. Ambasadori rus ka shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e bëra nga qeveria egjiptiane për të rikthyer lëvizjen turistike në Egjipt në nivelet para koronavirusit. Synimi është bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve për të shtyrë më shumë lëvizjen turistike. Kujtojmë se fluturimet çarter nga Rusia në Detin e Kuq rifilluan javën e kaluar pasi u pezulluan për gjashtë vjet pas sulmit terrorist në një aeroplan pasagjerësh rus në 2015.

Fluturimet e rregullta nga Rusia për në Sharm El-Sheikh dhe Hurghada rifilluan më 9 gusht. Kjo erdhi pasi Moska dhe Kajro ranë dakord në prill 2021, për të rifilluar plotësisht trafikun ajror midis dy vendeve, duke përfshirë edhe resortet egjiptiane./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist