Risia e fundvitit për ata që duan të rinovojnë lejen e drejtimit

Written by on 16/11/2021

Nga muaji dhjetor shoferët që duan të rinovojnë apo të rimarrin lejen e drejtimit, duhet t’i nënshtrohen një interviste për të vërtetuar se janë të mirë informuar mirë për rregullat e qarkullimit rrugor. Lajmin e bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Bëhet fjalë për freskimin e njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane dhe pikat e nxehta të rrezikut. Sipas të dhënavë rezulton se çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist