Rregulla të reja për shqiptarët në Greqi që kanë lejen e qendrimit të skaduar!

Written by on 30/12/2020

Rregulla të reja janë vendosur nga qeveria greke për emigrantët shqiptarë që kanë lejen e qendrimit të skaduar dhe që ditët e fundit janë kthyer pas në kufi nga policia greke. Ministria e Jashtme greke  njofton se duke nisur prej datës 18 janar 2021, personat e kësaj kategorie do të duhet të dërgojnë me email në adresën e përfaqësive greke në vendin tonë të dhënat si: emër, mbiemër, fotografi të pasaportës, fotografi të lejes së qendrimit, datën e udhëtimit, vendin dhe adresën ku shkon në Greqi. Punonjësit sezonalë, shtetasit me leje qëndrimi dhe ata me pasaportë greke do të vazhdojnë të udhëtojnë si më parë.


Current track

Title

Artist

Background