Risitë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Tirana 2019!

Written by on 03/04/2019

Eshtë në pergatitjet e fundit edicioni i 3-të i “Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Tirana 2019”, i cili do të hap dyert në datat 5-6 Prill 2019, në ambientet e Expocity Albania. “Ky panair do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit rajonal, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike shqiptare dhe rajonale”- u shpreh Z.Florian Bilali, project-menaxher prane Expo City, i ftuar sot ne emisionin Travel Club ne Radio Travel. I pyetur rreth pjesmarresve te ketij edicioni te Panairit, Z.Bilai sqaroi se : Këtë vit, panairi do të shndërrohet në një hapësirë ndërkombëtare, pasi pjesmarresit do te jene nga vende të ndryshme si: Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kroacia, Franca, Gjermania, Zvicra, por edhe përfaqësues nga vende aziatike si India, Kina, Pakistani, Filipinet etj. Ata do të shfaqin potencialin dhe resurset e tyre turistike në kategori të ndryshme të kësaj industrie si: Destinacionet, Akomodimi (hotele/ vila/ resorte), Agjencitë, Turizmi Detar, Turizmi Malor, Gastronomia etj. Nderkohe sa i perket te rejave qe do te shpalos ky panair kete vit, Z. Bilali zbuloi per Radio Travel se risia e edicionit të tretë është, një event B2B, ku vizitoret mund te takohen me më shumë se 100 turoperatorë ndërkombëtarë. Kjo do të jetë një mundësi e madhe për pjesëmarrësit, të cilët duan të zgjerojnë biznesin e tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist