Ambasadori i Izraelit viziton Beratin!

Written by on 04/04/2019

Forcimi i shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve dhe nxitja e turizmit nga Izraeli drejt Shqipërisë dhe veçanërisht Beratit, si destinacioni kryesor turistik në Shqipëri ishte në fokus të takimit që zhvilloi ambasadori i Izraelit në Bashkinë e Beratit.

Kryetari i bashkisë, Berat Petrit Sinaj priti Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, duke e njohur atë me atraksionet kryesore të qytetit.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu në lidhje me promovimin e lidhjeve historike të hebrenjve dhe Beratit dhe mbi nxitjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet bashkive binjake të Beratit dhe Karmielit në Izrael.

Ambasadori i Izraelit, në kuadër të një promovimi medietik të lidhjeve kulturore ndërmjet Beratit dhe Izraelit, zhvilloi një vizitë edhe në Muzeun “Solomoni” si dhe në “Rrugicën e Hebrenjve”. /a.a/

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist