Rihapet gjiri i famshëm/ Xhirimet e një filmi rritën numrin e turistëve!

Written by on 17/11/2021

Do të rihapet për turistët më 1 janar 2022 Gjiri i famshëm Maya në Tajlandë. Destinacioni  ka qenë i mbyllur për turistët që nga qershori 2018, pasi zyrtarët filluan një program që synonte ringjalljen e koraleve të shkatërruara të zonës. Gjiri Maya ka qenë një nga atraksionet më të famshme të Tajlandës gjatë dy dekadave të fundit, falë suksesit të filmit “The Beach”, një pjesë e të cilit u filmua pikërisht tek ky gji.

Për të mos bërë karantinë, turistët duhet të jenë të vaksinuar ndërkohë që brenda 1 dite do të lejohen maksimumi 300 vizitorë./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist