Evropa bëhet edhe një herë epiqendra e COVID-19!

Written by on 17/11/2021

Numri i rasteve me koronavirus është rritur sërish në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian dhe të Zonës Shengen, pavarësisht nga nivelet e larta të vaksinimit në të gjithë bllokun. Brenda 24 orëve të fundit, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se Gjermania ka regjistruar 23.607 raste të reja, Hungaria 21.060, Franca 12.508, Holanda 12.052 dhe Austria 11.227.

Numri i vdekjeve është rritur gjithashtu, ku Hungaria ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve në 24 orë, me gjithsej 304 pacientë që kanë ndërruar jetë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga virusi./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist