Rezortet e skive në prag të falimentimit! Pandemia step operatorët dhe turistët

Written by on 30/11/2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian Giuseppe Conte dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë kërkuar që të gjithë resortet e skive në Evropë të qëndrojnë të mbyllur deri në janar,  për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit. Për këtë arsye, sezoni i skive në Evropë ka shumë pak gjasa që të mund të hapet para 2021, duke rrezikuar seriozisht falimentimin e tyre. Operatorët shprehen se lëvizjet më të fundit për të shtyrë ose kufizuar hapjen e destinacioneve të sporteve dimërore, sjellin akoma më shumë pasiguri për industrinë e skive edhe në të ardhmen.


Current track

Title

Artist