Hoteli i famshëm mbyllet për turistët, por stafi nuk harron të shesë ëmbëlsirën e tyre të preferuar!

Written by on 30/11/2020

Hotelet e Vjenës po ndeshen aktualisht me një numër shumë të reduktuar turistësh për shkak të kufizimeve globale të udhëtimeve. Megjithatë stafi i një prej hoteleve më të njohura në kryeqytetin austriak, “Sacher” ka menduar për një strategji të veçantë. Punonjësit e saj kanë filluar të shesin ëmbëlsirën e famshme “Shacher Torte”, në një stendë pranë hyrjes së shtëpisë prestigjioze të operas në Vjenë. Pavarësisht situatës së vështirë dhe shpresave të pakta në sektorin e hotelerisë,  stafi është i vendosur të mos i lërë klientët, pa ëmbëlsirën e tyre të preferuar.


Current track

Title

Artist

Background