Pas 41 vitesh punë, mbyll dyert “Tirana International”. Lë pas 100 persona të papunë!

Written by on 30/11/2020

Pas 41 vitesh punë, “Hotel Tirana International” ka mbyllur përkohësisht dyert nga vështirësia e madhe që krijoi pandemia e Covid-19. Sipas burimeve për revistën Monitor, kostot e larta fikse për pagesat e punonjësve dhe mirëmbajtjen e godinës e bënë të pamundur vijimësinë. Hoteli i cili është në funksion që nga viti 1979 do të pushojë aktivitetin deri në përmirësimin e situatës pandemike, dukë lënë pas 100 persona të papunë.


Current track

Title

Artist