Rënie drastike të lindjeve gjatë viteve të fundit/Kina lejon çiftet të kenë deri në 3 fëmijë!

Written by on 01/06/2021

Pasi trendet statistikore treguan një rënie drastike të lindjeve përgjatë viteve të fundit, Pekini zyrtar ka lajmëruar se tanimë do të lejohen deri në 3 fëmijë për çift. Për më shumë se 35 vjet Kina mbajti në fuqi politikën e një fëmije, për të shmangur shpërthimin e popullsisë. Në vitin 2015 ligji u ndryshua për të lejuar 2 pasardhës për çdo çift.

Megjithatë përgjatë 2020-ës lindën 12 milion fëmijë, ose 2.65 milion më pak nga viti i mëparshëm, një rënie prej 18%, duke shënuar kështu nivelin më të ulët të lindshmërisë që pas viteve 1960. “Për t’iu përgjigjur vjetërimit të popullsisë, një çift do të mund të ketë deri në tre fëmijë”– lajmëroi media shtetërore “Xinhua”./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist