Raporti i INSTAT në alarm, ç’po ndodh me popullsinë në Shqipëri?!

Written by on 10/01/2020

Popullsia e qarqeve të vendit është përgjysmuar në raport me regjistrat e gjendjes civile. Sipas INSTAT në Gjirokastër në vitin 2018 banonte vetëm 41% e popullsisë së rregjistruar në gjendjen civile. Vlora mban 49% të popullsisë së rregjistruar, ndërsa Berati, Lezha dhe Fieri kanë midis 50-60 % të popullsisë që ende jeton në këto qarqe. Kukësi, Dibra dhe Tirana kanë numrin më të lartë të popullsisë banuese në raport me regjistrat. Analizat e INSTAT tregojnë se reduktimi i popullsisë së qarqeve ka ardhur si pasojë e emigracionit dhe migrimit të brendshëm.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist