Rama: Zhvillimi i turizmit elitar, prioritet në mandatin e tretë!

Written by on 15/07/2021

Energjia, turizmi, infrastruktura portuale dhe aeroportuale, “Korridori blu”, si dhe teknologjia e informacionit do të jenë 5 prioritetet kryesore të qeverisë Rama. Sipas kryeministrit Shqipëria ka shumë potencial në fushën e turizmit dhe synon të shkojë drejt atij elitar.

 

“Po përpiqemi të mësojmë nga gabimet që kanë bërë të tjerët apo që ne kemi bërë gjatë viteve të mëparshme të tranzicionit, duke dëmtuar një pjesë të madhe të bregdetit tonë, por ka ende shumë për të mbrojtur, ndaj po përpiqemi ta mbajmë zhvillimin nën kontroll, duke inkurajuar gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme elitare dhe jo domosdoshmërisht të turizmit masiv”, – tha Rama./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist