Vendimi i Lufthansa-s/Harrojeni fjalinë “Zonja dhe zotërinj”, është diskriminuese!

Written by on 15/07/2021

Linja e njohur ajore  Lufthansa nuk do të përshëndesë më me frazën e zakonshme  “Zonja dhe Zotërinj”.  Në vend të saj do përdoret thjesht “Përshëndetje”. Vendimi është konfirmuar nga zëdhënësja për mediat Anja Stenger. Sipas saj, ky zëvendësim synon të shmangë diskriminimin gjinor.

Kompania e fluturimeve Lufthansa kërkon të përdorë një gjuhë të pastër dhe neutrale ndaj gjinisë. Ky rregull do të zbatohet gjithashtu edhe për filialet e kompanisë gjermane: Austrian, Swiss, Eurowings dhe Brussels Airlines./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist