Pse Shqipëria konsiderohet si “perla” e Ballkanit?
Written by Radio Travel on 23/11/2019
Shqipëria, vetëm pak kilometra larg Kroacisë, në skajin jugor të gadishullit Ballkanik, ka tërhequr vëmendje e miliona turistë anembanë botës me potencialin e saj të madh për tu bërë një nga pikat më të vizituara të Europës. Kjo, në sajë të vijës bregdetarte spektakolare, pozicionit të lakmueshëm me pamje tërheqëse dhe situatës ekonomike e cila favorizon turistët duke qenë një destinacion i lirë.Turizmi ende i pazhvilluar është një arsye më shumë për ta vizituar këtë vend,thekson Travel News. Mënyra më e mirë për të eksploruar Shqipërinë është të marrësh një makinë me qira dhe të udhëtosh përgjatë bregdetit , duke admiruar rivierën mahnitëse dhe ujërat e kristalta të Adrikatikut. Plazhet e bukura, ushqimi dhe akomodimi i lirë e bëjnë Shqipërinë destinacion ideal pushimesh.