Kompania ajrore njofton një grevë të re në prag të festave?

Written by on 23/11/2019

Kompania ajrore “British Airways” ka realizuar një hap pozitiv në lidhje me pagat e pilotëve,të cilët kërcënuan se do të bënin grevë për Krishtlindje. “Kjo është një etapë pozitive” ka deklaruar kompania pas një informacioni sipas të cilit është arritur një marrëveshje mbi pagat,që pritet të votohet nga pilotët e “British Airways”.  Nëse këta të fundit e miratojnë, kjo do t’i jepte fund një konflikti disamujor, pas dy ditëve grevë më 9 dhe 10 shtator. Greva shkaktoi anullimin e të gjitha fluturimeve në të dyja ditët. Kompania ka shtuar një klauzolë për të rritur pagat me rreth 11% në tre vjet si edhe përmirësimin e kushteve të punës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist