Projektet më të rëndësishme në turizëm gjatë 2022-shit

Written by on 10/11/2021

Gjatë diskutimit në Komisionin e Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, të projektbuxhetit për vitin 2022, turizmi është vlerësuar si një nga sektorët e rëndësishëm në ekonominë e vendit, që gjeneron të ardhura në rritje të qëndrueshme.

Disa nga investimet më të rëndësishme që janë parashikuar në këtë industri janë rruga në Zonën e Mbrojtur të Syrit të Kaltër, ngritja e një  qendre të re multifunksionale në lumin Vjosa dhe investimi në infrastrukturën turistike të ekoparkut Shkopet-Ulëz me qëllim rritjen e fluksit të vizitorëve me 50 %./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist