Jo më test apo tampon! Në baret e Austrisë kërkohet me detyrim prova e vaksinimit

Written by on 10/11/2021

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në Austri, autoritetet e vendit kanë njoftuar se janë vendosur masa shtesë për të ndalur përhapjen e mëtejshme të virusit dhe për të mbrojtur shëndetin publik. Me ndryshimet e reja, që të gjithë personave, përfshirë udhëtarët, tani u kërkohet të paraqesin prova të vlefshme të vaksinimit ose shërimit në mënyrë që t’u lejohet aksesi në zona të ndryshme të brendshme gjatë qëndrimit në Austri.

Testi PCR ose antigjeni nuk janë më të vlefshme, që do të thotë se vetëm ata që janë vaksinuar ose shëruar nga virusi lejohen të hyjnë në bare, restorante dhe akomodime./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist