Policia nis aksionin për lirimin e hapësirave në plazhe

Written by on 30/06/2021

Duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e rënda të ndodhura së fundmi me pasojë humbje jetësh njerëzore, policia ka nisur aksionin për lirimin e vijës bregdetare nga shezlonget pa leje. Konkretisht në plazhin e Kavajës janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra. Policia bëri të ditur se në këtë plazh u evidentuan 11 parcela pa leje.

Mësohet se në Durrës u bllokuan 3 subjekte. Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur edhe në Velipojë, Vlorë e Fier./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist