Po ti a e bëre vaksinën? Ke kohë deri në orën 20:00
Written by Radio Travel on 30/06/2021
Sot është dita e dytë e vaksinimit për personat mbi 18-vjeç. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që personat mbi këtë moshë të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tij.
Qendrat do të jenë të hapura deri në orën 20:00 ndërsa gjithsej deri më tani në të gjithë vendin janë kryer mbi 950 mijë vaksinime./radiotravel.al