Pilotët e “American Airlines”, paralajmeruan për defektin e “737 Max”

Written by on 16/05/2019

 

 

Pilotët e “American Airlines” i kanë tërhequr vërejtjen prodhuesit Boeing në lidhje me sigurinë e avionëve 737 Max që në nëntor të vitit të kaluar.  Sipas mediave amerikane, ata kishin kërkuar ndërhyrje të shpejtë pasi një avion i tillë ishte rrëzuar në Indonezi në muajin tetor, duke shkaktuar qindra viktima. Boeing raportohet se u ka rezistuar këtyre thirrjeve, por kishte premtuar rregullimin e software. Çështja, megjithatë, nuk ishte zgjidhur kur nje tjeter tragjedi ajrore ndondhi ne mars te ketij viti me avionin 737 Max i kompanisë ajrore të Etiopisë. Aktualisht, aeroplanët 737 Max janë hequr nga përdorimi në gjithë botën, për shkak të shqetësimeve se një defekt i sensorëve mund t’i ketë shkaktuar të dyja aksidentet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist