Përfundon ‘’Festa e Birrës’’ në Korçë/ Incidente gjatë performancës së Goran Bregoviç!

Written by on 23/08/2021

Prej ditësh, është duke u zhvilluar festivali më i madh I verës në Korcë. Bëhet fjaë për Festën e Birrës, e cila këtë vit përpos turistëve të shumtë që ka tërhequr ka sjellë dhe diskutime në lidhje me pjesëmarrjen e këngëtarit të shumëpërfolur , Goran Bregoviç në natën finale të këtij evenimenti.

Disa të rinj, mbrëmjen e djeshme, e cila shënonte dhe natën e fundit të kësaj feste, shkaktuan disa incidente. Në shenjë proteste ndaj interpretimit të Goran Bregoviç, ata kanë hedhur gaz lotsjellës duke shkaktuar lëvizjen e menjëhershme të dhjetëra të pranishmëve që ndodheshin aty pranë. Mirëpo, përpos kësaj ngjarje festa ka vazhduar duke sjellë muzikë dhe argëtim deri në mbrëmje vonë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist