Moti sjell “surpriza”/ Si do të jetë moti në ditët në vazhdim?

Written by on 23/08/2021

Vendi ynë gjatë fillimit të kësaj jave dhe deri në mesditën e së mërkurës do të mbetet me kthjellime dhe më pas pritet që të na shoqërojnë disa ditë me vranësira fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijë të gjithë vendin.

Ndërsa në ditën e mërkurë priten rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit tone, kursde e enjtja pritet të sjellë rrebeshe afatshkurta shiu thuajse në të gjithë territorin shqiptar. E premtja dhe fundjave sjellin përmirësim të kushteve të motit duke na rikthyer kthjellimet. Sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të mbeten të larta gjatë kësaj fillim jave ndërsa vlerat termike do të shënojnë deri në 37 gradë Celsius.

E mërkura do të sjellë një rënie me dy gradë, që do të vijojë deri në ditën e enjte duke bërë që termometri të zbresë deri në 33 gradë Celsius.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist