Pasaporta gjermane/ Më e fuqishmja në Evropë dhe e dyta në botë!

Written by on 08/10/2021

Pasaporta e Gjermanisë është renditur në vendin e dytë në listën e pasaportave më të fuqishme në botë, duke i lejuar udhëtarët e saj të vizitojnë gjithsej 190 destinacione pa marrë vizë paraprakisht. Vendet evropiane, të tilla si Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja ndajnë vendin e tretë, me mbërritje pa viza në 189 vende, bazuar në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror.

Dy vende të tjera evropiane, Austria dhe Danimarka, janë renditur në vendin e katërt, pasi udhëtarët e tyre lejohen të vizitojnë gjithsej 188 vende në mbarë botën pa viza./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist